Grabitje në një market në lagjen “Dardania”

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Një vjedhje në një market ka ndodhur sonte, rreth orës 18:00 në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Ahmeti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme