Tentimgrabitje me armë zjarri në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Një tentim grabitje me armë zjarri, ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Prishtinë, ku cak ishte një institucion mikrofinanciar.

Rasti ka ndodhur në rrugën ”Ali Vitia”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë edhe policia.

Klan Kosova mëson se në momentin e tentim grabitjes, punëtori është ballafaquar me grabitësin, i cili ka shtënë për dy herë në drejtim të tij e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes por pa arritur të vidhte diçka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme