Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth vdekjes së djeshme të një 69 vjeçari në pishinën e Gërmisë.
“Viktima mashkull K/Shqiptar në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë në pishinën e Gërmisë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.