Policia turke beson se mbetjet e trupit të ish gazetarit të vrarë, Jama Khashoggi mund të jenë djegur.
Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve nga Ankara, Anadolu, duke ju referuar një burimi të saj brenda policisë, transmeton Klan Kosova.
Ish gazetari nga Arabia Saudite është vrarë në fillim të tetorit në konsullatën e Arabisë në Stamboll.
Ai ka qenë i njohur si kritik i Mbretit të Arabisë, Mohammed bin Salman.
Khashoggi është ekzekutuar nga agjentë arabë, ndërsa sipas raportimeve të fundit, pjesët e trupit të tij edhe mund të jenë djegur.