Policia vazhdon kontrollet dhe ndëshkimet për shoferët e dehur

Prishtinë | 11 Mar 2018 | 09:23 | Nga

Policia Rrugore e Tiranës ka vazhduar kontrollet me ‘Drager’ për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur duke u bërë burim aksidenti për veten dhe për përdoruesit e rrugës.

Edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë evidentuar drejtues mjetesh që abuzojnë me pijen në timon.

Policia thotë se ka edhe drejtues mjetesh që nën efektin e alkoolit nuk i binden urdhrit të punonjësit të policisë por largohen me shpejtësi pa e menduar se më tutje ka patrulla të tjera policie dhe përfundon në pranga.

“14 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit, 4 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti në gjendje të dehur nuk i bindet urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe largohet me shpejtësi por pas ndjekjes nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, është kapur dhe arrestuar në flagranca për disa shkelje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme