Policia: Nuk po ushtrohet dhunë ndaj aktivistëve të arrestuar të VV-së

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 14:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia dhe Prokuroria Speciale kanë mbajtur sot një konferencë për media ku kanë folur për arrestimet e sotme.

Prokurori Abdurrahman Islami nga Prokuroria Speciale ka thënë se sa i përket këtij rasti, Prokuroria që nga data 5 gusht ka vepruar dhe ka lëshuar me dhjetëra kërkesa nga operatorët telefonik.

“Ne kemi mbledhur nga këto përgjime të dhëna nga operatorët dhe veprimet tjera ku kemi ardhur në përfundim dhe kemi urdhëruar bastisjet dhe janë gjetur edhe armë gjë kjo e cila na ka sjellë tek dyshimi që këta gjashtë vetë kanë kryer aktet”, tha ai duke shtuar se ka vend për hetime të mëtutjeshme.

“Të gjitha kanë shkuar në këtë drejtim që këta kanë kryer veprën penale dhe do të bëjmë kërkesë për masën e paraburgimit”, tha ai.

Luan Keka nga drejtoria Antiterror e Policisë së Kosovës tha se autoritet kompetent për tu marrë me këto vepra është drejtoria Anti Terror në kuadër të policisë pasi që sipas tij veprat janë caktuar të asaj natyre.

“Janë gjetur dëshmi relevante që na kanë drejtuar në vazhdimin e hetimeve. Po ashtu edhe komunikata që vinte për pranimin e fajeve është hetuar.

Pra ne kemi vazhduar hetimin në zbardhjen e dy pistave, një në identifikimin e atyre që kanë bërë këtë vepër penale dhe tjetra në hetimin e atyre që pranonin fajin. Këto hetime na kanë dërguar tek një grup i përbashkët që kanë bërë këto sulme”, tha ai.

Sipas tij në fillim janë identifikuar dy mjete, mjeti që është hedhur dhe motori.

“Motori është blerë në Kosovë dhe janë kryer sulmet e po ashtu është shkatërruar pastaj. Ne kemi gjetur edhe personat që kanë blerë motorin dhe tani janë në arrest.

Ndërsa sa i përket personave që kanë marrë përsipër sulmin ne kemi kontaktuar me operatorë të ndryshëm se prej nga është ardhur email dhe nga kush është përdorur. Të gjitha këto prova e kanë ndërlidhur grupin që sot është arrestuar në operacionin e mëngjesit”, tha ai.

I pyetur nga mediat Keka tha se nuk është e vërtetë ajo që kanë thënë zyrtarë të VV-së, se po ushtrohet dhunë ndaj të arrestuarve.

“Ajo që ka thënë Vetëvendosje se është duke u ushtruar dhunë ndaj të dyshuarve për ta pranuar të vërtetën nuk është e vërtetë pasi që ka qenë aty edhe ombuds-personi edhe institucionet tjera relevante e po ashtu edhe avokatët e tyre dhe kurrfarë dhune nuk është ushtruar”, tha ai.

 

policia 1

Të ngjashme