Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka organizuar tryezën “Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?”.
IKD gjatë kësaj tryeze ka publikuar edhe raportin mbi zbatueshmërinë e Procedurave Standarde të Veprimit, në kuadër të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë me titull “Dekriminalizimi politikës në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD, tha se zyrtarë të lart të shtetit nuk e deklarojnë pasurinë e tyre deri në ditën e fundit ndërsa vendi ballafaqohet me ministra të cilët kanë aktakuza. Sipas tij, politika kosovare e gjen veten mbi ligjin dhe gjyqësorin në Kosovë.
“Politika kosovare e gjen veten mbi ligjin dhe gjyqësorin në Kosovë. Kriminalizimi i politikës në Kosovë është prezent sidomos që nga shpallja e pavarësisë. Partitë politike janë pro dekriminalizimit por në praktikë janë mbrapa”.
Armend Zemaj, nga LDK-ja, tha se numër i madh i njerëzve me aktakuza po e dëmtojnë imazhin e Kosovës. Madje sipas tij, të akuzuarit për vepra të rënda kriminale janë ende në qeverisje të Kosovës, raporton EO.
“Njerëzit që kanë shkelur ligjin jo vetëm që kanë garuar, por edhe kanë fituar dhe janë bërë pjesë e vendimmarrjes. Një ligj i ka munguar Kosovës, ligji i ilustrimit që domosdoshmëritë e pastron sistemin e drejtësisë dhe bërthamën e subjekteve politike dhe Ligji për dekrimanilizimin e skenës politike”.
“Kemi pa që me ligjet që kemi në fuqi jo rrallë herë janë përdor edhe për qërim hesapesh. Për mobilizim dhe funksion më të mirë në Kuvendin e Kosovës. Ky përqafim nga subjektet politike besoj që do shndërrohet në mënyrë koordinimi, por jo ndaj qasjeje se dikush punon për dikë”.
“Kemi një numër të njerëzve në aktakuzë që e dëmtojnë imazhin e Kosovës, përmes marrjes së fondeve apo asaj që e quajmë ecje drejt standardeve evropiane. Pas çdo procesi zgjedhor individët e njëjtë kanë përkrahje kjo kupton se shfrytëzimi atij buxheti tregon se ata vetëm pajisen me fuqi më të madhe elektorale dhe kjo tregon se duhet domosdoshmëritë të kemi rregulla strikte”.
“Kemi njerëz janë të akuzuar për vepra të rënda kriminale dhe janë ende në qeverisje të Kosovës. Ne kemi nevojë ta plotësojmë këtë bazë ligjore. Individët e caktuar qe janë të dënuar në raste të veçantë tu pamundësohet që të janë pjesë e organit legjislativ”.
“Kosova dhe Kuvendi mund ta zgjidhin mënyrën e zgjedhjes dhe kandidimit të njerëzve. Pjesa e emërimeve mund të jetë edhe përgjegjësi e ndëshkimit se çfarë njërës u ofron qytetarëve”.
Dardan Sejdiu, PSD, ka thënë se janë dy gjëra kryesore që duhet ndjekur në këtë fushë dhe se pikënisje është vetingu.
“Vetingu dhe ngushtimi hapësirës për veprim qoftë politikës apo njerëzve, mekanizma që lidhen me gjyqësorin. E para mendoj që vullneti politikës duhet të jetë. Nuk besoj që ata që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje sa i përket gjyqësorit, legjislativit, kanë vullnetin me e luftuar por vetëm sa e forcojnë si skenë”.
“Vetingu është hapi i parë, pa vetting nuk kemi ecje përpara. E dyta, duke shty ligjet që i kemi edhe në kuvend dhe janë ligje që e edhe qeveria dhe organet tjera do të ishin të kënaqur dhe kishin dëshiruar t’i kalonin”.
“Edhe në gjyqësor edhe në atë prokurorial nuk kemi mekanizma matëse të performancës. Kur kam qenë pjesë e komunës për kemi ndërtuar një mekanizëm për matjen e lëndës së ndërtimit dhe kur një prokuror nuk e ka kryer punën për 45 ditë, mekanizmi e ndërtonte një lëndë për personin që nuk ka vepruar sipas ligjit”.
“Pa vullnet politik këto lloj tema nuk do të trajtohen. Nëse nuk e trajtojmë seriozisht temën e dekriminalizimit, softueri ndaj mosbesimit ndaj skenës politike do të jetë i lartë”.
Bilall Sherifi, nga Nisma tha se publiku duhet t’i refuzojë ata që në vend që të japin shërbime janë pasuruar në kurriz të tyre.
“Rregullat janë Kushtetuta, ligjet dhe nëse ato nuk i bëjnë taman dukurive të këtyre dukurive, duhet t’i ndërrojmë. Nëse zgjedhësit përkundër këtyre informatave publike që i kanë për funksionarë të akuzuar vazhdojnë të zgjedhën nga zgjedhësit përkundër këtij fakti kemi të bëjmë me atë që nuk është ligjore”.
“Mendoj që vetëdijesimi është një proces i gjatë por që garanton pastërtinë e skenës politike dhe jo vetëm politikës. Publiku duhet t’i refuzojë ata që në vend që të japin shërbime kanë shkuar dhe janë pasuruar në emër të publikut”.
Muharrem Nitaj, nga AAK-ja, ka thënë se për të trajtuar një temë të tillë si dekriminalizimi, do duhet të bëhej një analizë e hollësishme me detaje konkrete të skenës politike.
“Kam pritë që prej jush ta kisha materialin e z.Miftaraj, të kem informacione që nuk i kam si deputet. E kam një kërkesë prej juve që i trajtojnë këto tema, duhet të bëhet një analiza e hollësishme, duhet të ketë rezultat të hollësishëm. Nëse do më thoni se nga 2000 vendimmarrës kanë qenë 200 me aktakuzë do të bëhesha pjesë e debatit”.