Kryetari i Parlamentit të Katalonisë e ka propozuar ish liderin regjional, Carles Puigdemont, kandidat për të formuar qeverinë.
Ky propozim është bërë pavarësisht se Puigdemont është në arrati, duke iu ikur autoriteteve spanjolle të drejtësisë, shkruan DailyMail, përcjell Klan Kosova.
Sot Puigdemont ka qëndruar në Kopenhagë të Danimarkës ku ka takuar në një universitet politikanët danezë.
Ky ka qenë udhëtimi i parë i tij jashtë Belgjikës, prej kur nisi të hetohej nga autoritetet e Spanjës dhe dështimit për të shpallur pavarësinë në tetor të vitit 2017.