Politikani malazez njofton për takimin që pati me Kurtin në SHBA: Diskutuam shkurtimisht situatën politike në Mal të Zi dhe Kosovë

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Ivan Vukoviq, një politikan nga Mali i Zi, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vukoviq, që ka shërbyer edhe si kryetar i Podgoricës, ka shkruar se ka diskutuar shkurtimisht me Kurtin në lidhje me situatën politike në Mal të Zi e Kosovë.

“Kisha kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Albin Kurti dhe të diskutoja shkurtimisht situatën politike në Mal të Zi dhe Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin. Ne shpresojmë dhe punojmë për 🇪🇺 të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, paqësore dhe prosperuese, bazuar në parimet e demokracisë multietnike”, ka shkruar ai.

Të ngjashme