Gjykata Supreme e Rumanisë, i ka dhënë mbështetje një dënimi me burgim prej tre vjet e gjysmë ndaj ish kreut të Partisë Socialdemokratike, Liviu Dragnea.
Ai është gjetur fajtor për nxitje të tjerëve për të keqpërdorur pozitën zyrtare – korrupsion shkruan Euronews.
Dragena që është kryetar i dhomës së ulët të parlamentit, e ka dërguar në Apel vendimin fillestar të vitit të kaluar.
Dënimi i shqiptuar ndaj tij këtë të hënë është përfundimtar. Ai poashtu ka një dënim të mëhershëm për manipulim me vota.
Menjëherë pritet që ai të merret nga policia që të dërgohet në vuajtje të dënimit.