Haxhiu kërkon nga Rumania procesin hetimor të vrasjes se dy protestuesve në Prishtinë

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë së Rumanisë.

Për t’u njoftuar në lidhje me arritjet në procesin e hetimeve që shteti rumun po bën në kuadër të hetimeve për vrasjen e dy protestuesve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, në Prishtinë, në protestën e 10 shkurtit 2007, në të cilën u përfshinë policë rumun në kuadër të forcave policore të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë përmes kësaj kërkese është e interesuar që nga institucionet e drejtësisë rumune të njoftohet nëse është marrë vendimi përfundimtar për këtë rast që ka nisur në vitin 2009, transmeton Ekonomia Online.

Të ngjashme