Një politikane braziliane i ka akuzuar protestuesit majtistë se i kanë abuzuar fizikisht dhe verbalist mysafirët në dasmën e saj, për shkak të përkrahjes së familjes së saj për presidentin Michel Temer.
Maria Victoria Barros, 25-vjeçare, është anëtare e asamblesë shtetërore në Parana dhe e bija e ministrit të Shëndetësisë të Temerit.
Qindra demonstratorë u mblodhën pranë kishës ku ceremonia e martesës së saj po ndodhte të premten në mbrëmje. E gjuajtur me vezë, asaj i ishte dashur ta largohej nga kisha me automjet të blinduar.
Në këtë dasmë luksoze mori pjesë elita politike e shtetit, përfshirë babanë e saj, Ricardo Barros, dhe të ëmën, Cida Borghetti, e cila është zëvendës guvernatore e Paranas.
Demonstratorët kanë mbajtur në duar slogane anti-qeveritare dhe kanë brohoritur kundër zonjushës Barros, duke e akuzuar atë se është komplotiste.