Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, është dita kur ka shumë shqetësime e paqartësi dhe kur ngriten shumë pyetje.
Para se të flitet për cilësinë e propozimit evropian, kujtoj se diskursin politik sot duhet ta mbizotërojë pyetja: Cila është alternativa në rast se Kurti refuzon këtë propozim?
Pastaj, pse dhe cka e solli situatën kur Kosova detyrohet që në vend që të fliste për njohje të ndërsjellë, de jure, e ka katandisur veten në pozicionin e reparimit të dëmeve, përkatësisht ndaljen e katandisjes së mëtejme!
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me qasjen e tyre egocentrike e aventureske në dialog me Serbinë e ka dëmtuar dhe minuar keq pozicionin e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me administratën amerikane, ndërsa ka forcuar pozicionin e Serbisë, duke e forcuar ate në relacionet ndërkombëtare si kurrë më parë.
Leximi dhe intepretimi thellësisht i gabuar, nga ana e Kurtit dhe Osmanit, i zhvilimeve dhe kontekstit ndërkombëtar të krijuar me agresionin rus në Ukrainë dhe i zvillimeve tjera gjeostrategjike në botë, e shto këtu edhe politikat kryeneqe në veri të vendit tonë, Kosovën e ka kthye pothuaj në pikën zero.
Pra, le të kuptohet, që si pasojë e politikave katastrofale të binomit Kurti-Osamni, sot, gjegjësisht nesër në Bruksel, Kosova është para dilemës së madhe, të pranojë planin evropian dhe gjithë pakon që shkon me te, dhe kështu ta ndërpres katandisjen e vendit edhe më keq, apo ta refuzojë atë plan dhe ta rrezikojë vet qenien e vendit!
Në politikë nuk ka riprovime. Kosova me këtë udhëheqje, ka humbur rastin ideal që të forcojë pozicionin e saj negociues dhe partenteritenin me SHBA=të dhe BE-në. Kosova po e paguan koston e revolucinarëve Kurti e Osmani.
Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet kyç për stabilitetin e rajonit dhe evitimin e konflikteve që i do dhe mbetet synim i fortë i Federatës Ruse. Në të njejtën kohë, plani evropian, i mbështetur edhe nga Administrata Amerikane, do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovës në BE. Pranimi dhe zbatimi i këtij plani do të krijojë një paradispozitë thelbësore për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Fajtorin pse ndodhemi para kësaj dileme duhet ta kërkojmë te politikat e pamatura, egocentrike, avetureske e fëminore të Kurtit e Osmanit. Pra, jemi ku jemi! Nuk duhet humbur rasti që me 27 shkurt Kurti të pajtohet me propozimin evropian e që ashiqare ka edhe përkrahjen e plotë të Administratës Amerikane. Nuk është zgjidhje perfekte por ështe një zgjidhje e ndërmjeme, hap i madh drejt edhe njohjes reciproke e cila doemos do rë ndodhë pas një kohe.
Pranimi e ndërprenë katandisjen e mëtejme të vendit. E pasojat e refuzimit janë të pallogaritshme!
(Autori ka qenë ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës)