Abdullahu: Taksa nuk e shtynë Serbinë të na njohë, por vetëm presioni i aleatëve tanë

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Faton Abdullahu ka thënë se jo e gjithë Qeveria Haradinaj është duke i kundërshtuar kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket çështjes së taksës ndaj mallrave serbe.

Abdullahu në Info Magazine tha se me këto veprime të kryeministrit Ramush Haradinaj kjo qeveri duhet të shpërbëhet, pasi çdoherë po i japin materiale shtetit të Serbisë që Kosova të ngecë në procese të shumta, njofton Klan Kosova.

“Të thuhet se ‘Me taksë kemi mundësi ta shtyjmë Serbinë të na njohë‘ është thjesht e pakuptueshme, ngase po harrohet se Serbinë mund ta shtyjmë të ndryshojë mendim për ne vetëm në bashkëpunim me aleatët tanë”.

”Kosova s’po i thotë ‘jo’ Shteteve të Bashkuara, por ‘jo’ po i thotë një pjesë e Qeverisë, jo i gjithë koalicioni”.

Veç kësaj, analisti Faton Abdullahu ka kërkuar nga deputetja e AAK-së Donika Kadaj – Bujupi t’i bindin qytetarët që kryeministri Ramush Haradinaj nuk po i dëmton raportet me miqtë amerikanë, njofton Klan Kosova.

”Si ka kryeministri Haradinaj ‘raporte të thelluara me amerikanët’ kur nuk po i dëgjon amerikanët për taksën? Kur të thonë ‘mos ngul këmbë për taksën’, duhet të dëgjuar, e jo kundërshtuar”.

”Mbushjani mendjen të gjithëve që ky veprim i Ramush Haradinajt nuk do të ketë efekte negative”.

”Nuk është nënshtrim, ngase bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse konsultohesh si t’ia bësh kësaj pune”.

”Serbia nuk do të na pranojë për taksën, veç për ndonjë zor të madh do e njohë shtetin e Kosovës”.

”Kjo Qeveri duhet sa më parë të shpërbëhet për shkak të taksës por edhe për shumë gjëra të tjera, sepse i kemi dhënë material Serbisë në dorë në mënyrë të vazhdueshme”.

”Qeveria duhet të shkojë në shtëpi për shkak se ne kemi ngecur. Ne nuk po e vazhdojmë dialogun. Vazhdimi i kësaj qeverie po i sjell efekte të kundërta Kosovës”.

”Kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi për shkak se nuk po pajtohen për dialogun, po revokohen njohjet dhe po sillen shumë probleme të tjera të kësaj natyre”.

Të ngjashme