Ahmeti i reagon ashpër qeverisë, për padinë ndaj Malit të Zi

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, ka reaguar pas padisë së Kosovës ndaj Malit të Zi, për 4.500 hektarë tokë.

Kjo çështje, siç thotë Ahmeti, ka qenë temë që është trajtuar e diskutuar që nga paslufta. Mirëpo, sipas tij, asnjëherë nuk është bërë publike për të marrë një grusht vota, për shkak që mos i dhënë një xhoker të fuqishëm kundër Kosovës, partive pro ruse dhe pro serbe në Mal të Zi.

Ahmeti thotë se një kërkesë e tillë është precedan i rrezikshëm për pretendimet ndërmarrjeve të ish-Jugosllavisë në raport me Kosovën.

Shkrimi i plotë:

Qeshtja e hektareve te ish ndermarrjeve kosovare ne Mal te Zi eshte teme qe eshte trajtuar e diskutuar prej paslufte. I vetmi dallim deri me tash eshte qe nuk kemi pasur qeveri qe kane dashur te fitojne nje grusht vota ne kembim te publikimit te kesaj teme.

Mospublikimi ka qene i rendesishem per te mos i dhene nje xhoker te fuqishem kunder Kosoves partive pro ruse dhe pro serbe atje.

Per me shume, nje kerkese e tille eshte precedan i rrezikshem per pretendimet ndermarrjeve te ish Jugosllavise ne raport me Kosoven. Nejse, ju po dini ju grahni…

Të ngjashme