Apostolova uron Bislimin, i ofron bashkëpunim

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 11:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalya Apostolova, raporton Ekonomia Online.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova e falënderoi për mikpritjen dhe e uroi ministrin e Financave dhe Transfereve Besnik Bislimin për detyrën e re.

Apostolova shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Financave  dhe Transfereve.

Ky takim do të mbulohet vetëm me pamje, dhe nuk do të ketë prononcim për media.

Të ngjashme