Baraliu tregon se çka thotë kushtetuta në rast të (mos)zëvendësimit të deputetëve të LS-së

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu përmes një interviste për “Info Magazine” në Klan Kosova foli në lidhje me atë se çka thotë kushtetuta në rast të (mos)zëvendësimit të deputetëve të Listës Serbe.

Ai u shpreh se legjislacioni në fuqi parasheh mundësinë që të bëhet zëvëndësimi.

“Legjislacioni në fuqi, duke u nisur nga kushtetuta e deri tek ligjet e zgjedhjeve parashohin mundësinë që të bëhet zëvëndësimi, pra instituti i zëvëndësimit të mandateve nga deputetë të tjerë të kësaj partie të cilët janë në radhë pas tyre në listën e kandidatëve që kjo parti në zgjedhjet përkatëse ka marrë pjesë në zgjedhje, pra renditen njëri pas tjetrit”.

“Nëqoftëse ata eventualisht, meqë janë  të instumentalizuara, ajo që tashmë po shihet publikisht nga Beogradi, atëherë munden njëri pas tjetrit ta refuzojnë dhe të vijë deri tek ai ose ajo që e pranon kandidaturën, gjegjësisht mandatin e deputetit. E drejta e përgjegjësisë si institucion është opsionale, nuk është as absolute, as obligative”, u shpreh ai.

Të ngjashme