Bashkëluftëtarë që s’i ndan dot partia, Çuni emëron këshilltar ish-ministrin Berisha

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i deritashëm i Mbrojtjes, Rrrustem Berisha që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk e ka ndërmend të largohet nga ministria edhe pse tashmë është një Qeveri e re e drejtuar nga Albin Kurti.

Gjatë ditës së sotme ministri i ri i Mbrojtjes Anton Çuni e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën nga ministri i deritanishëm, Rrustem Berisha.

Ky i fundit e mori dhe drejtoi Ministrinë e Mbrojtjes me propozimin e AAK-së së Ramush Haradinajt, por edhe pse partia e tij tashmë është në opozitë, Berisha nuk do ta lëshojë ministrinë.

Berisha do të mbetet edhe më tutje në Ministrinë e Mbrojtjes me propozimin e ministrit aktual,  Anton Quni, i cili e propozoi bashkëluftëtarin e dikurshëm për këshilltar të tij.

Ai ka treguar se pse po ia jep këtë detyrë Berishës.

“Në mënyrë që të më shkojnë punët më mirë dhe t’i kem të gjitha punët më të qarta ani pse jemi në parti të kundërta, unë dua të ju propozoj si këshilltar timin politik”, ka thënë Quni.

Kurse, Rrustem Berisha ka thënë se këtë detyrë e pranon pasi të dytë kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.

Të ngjashme