Çeku: Zyrtarisht niset procesi për dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qindra monumenteve

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Qeveria sot ka votuar themelimin e komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës më 98/99.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, themelimin e këtij komisioni e ka konsideruar momet të rëndësisshëm, pasi sipas tij zyrtarisht e niset procesi për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës.

“Anëtarë të komisionit do të jenë profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe profesionale, si dhe profesionistë ndërkombëtarë. Komisioni do të marr për bazë të gjitha dokumentimet që janë kryer deri sot”, tha ai.

Tutje theksoi se do ky komision do të ketë për detyrë hartimin e inventarit shtetëror me të gjitha monumentet e shkatërruara gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999.

“Mbi këtë dokument dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim”, shkroi Çeku.

Të ngjashme