Deliu-Kodra: Për herë të parë presidentja dhe kryeministri nuk kanë arritur të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 16:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se për herë të parë krerët më të lartë të shtetit nuk kanë arritur të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë dhe të zhvillojnë takim me presidentin Biden, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e PDK-së, tha se për këto vite Kosova ka dështuar dhe ka stagnuar sa i përket politikës së jashtme.

“Edhe vetë do të ndihesha që Kosova do të shënonte suksese. Dëgjova deklarimin e ministres për 174 takime. Dëgjova edh zëdhënësen e presidentes që u degjua sot në këtë sallë zonjën Gërvalla ku unë prita shumë plane konkrete prej saj. Ministrja do të duhej të na fliste me pika konkrete, projektet që i ka shënuar në politikën e jashtme. Për herë të parë presidentja dhe kryeministri Kurti nuk kanë arritur të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë. Kosova është e izoluar dhe Kosova vazhdon të stagnojë”, tha ajo.

Të ngjashme