Finalja e Debatit “Kosova Open 2022”, të rinjtë simulojnë debatin ndërmjet pozitës e opozitës

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 14:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës është mbajtur Finalja e Turneut Kombëtar të Debatit “Kosova Open 2022”, me ç’rast nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, patën mundësi të garojnë në formatin britanik të debatit (British Parliamentary Format).

Temë diskutimi ishte përdorimi i rrjeteve sociale në Kosovë, për çka nxënësit simuluan pozitën dhe opozitën në Parlament.

Të rinjtë që për një orë u ulën në ulëset e deputetëve të Kuvendit të Kosovës si mazhorancë, shprehen qëndrim kundër përdorimit të rrjeteve sociale. E ata të opozitës thanë se mediet sociale janë një forum që nuk mund të kontrollohet dhe që të jep ide në shumë raste.

Ekipet finaliste nga radhët e Junior League ishin: ZAANA, Pejondat, Merida dhe Blitz. Kurse në rradhët e Senior League ishin: Hercules, Luleshtrydhësit, Scrupulus, Grupi Solar.

Ekipi fitues nga Junior League ishte: ZAANA.

Kurse folësit më të mirë në këtë ligë u zgjodhën: Halime Kabashi – Folësja e tretë më e mirë; Debora Gjogoviq – Folësja e dytë më e mirë; Ejonë Analumi – Folësja më e mirë.

Ekipi fitues nga Seninor League ishte: Luleshtrydhësit.

Folësit më të mirë sipas renditjes ishin: Diellza Kurteshi – Folësja e tretë më e mirë; Jon Syla – Folësi i dytë më i mirë; Artur Vllahiu – Folësi më i mirë.

Fituesit e turneut të shkollave të mesme do të marrin pjesë në “Split Mediterranean Debate Academy 2022”, kurse fituesit e turneut nga universitetet do të marrin pjesë në “European University Debating Championship 2022” (Zagreb).

Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Të ngjashme