Haradinaj: Marrëveshja nënshkruhet këto ditë, unë nuk marr post

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me të nominuarin e LDK-së, për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se marrëveshja për koalicion do të ndodhë këto ditë, raporton Ekonomia Online.

“Rasti sotëm si i joni që jemi si partneri i dytë më i madh, pasi e formësoi atë me shkrim, i fton palët veç e veç ose bashkë. Mendoj se mund të ndodhë në disa ditë, ndryshe nuk mundet me marrë më shumë se një javë”, tha Haradinaj.

Kreu i Aleancës ka thënë se kjo parti do të marrë përgjegjësi në Qeverinë e re me LDK-në, por vet nuk do ta marrë ndonjë post, raporton Ekonomia Online.

“Ishte takim me të nominuarin e LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti. Më informoi se ka marrë besimin e LDK-së si i nominuar për kryeministër dhe shprehi gatishmërinë që të bashkëpunojmë në një qeveri të udhëhequr prej tij. I dhashë besimin se AAK-së i jep përkrahjen për formimin e qeverisë dhe kalimin e krizës së pandemisë dhe do ta përkrahim formimin e një qeverie të udhëhequr nga nga Avdullah Hoti”, tha ai.

Haradinaj tha se nga ky takim janë përshpejtuar proceset drejtë finalizimit të marrëveshjes ndërmjet LDK-së e AAK-së.

“Tani janë procedura ligjore pra dekreti i mandatimit dhe pastaj përgatitja për thirrjen e seancës. Ende s’kemi arrit aty por ky ishte një konfirmim politik, pra ende nuk është dekreti për nominim, pse janë vetëm parapërgatitje dhe kjo e përshpejton procesin”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se kjo qeveri do të përbëhet nga ministra që kanë ekspertizë dhe që kanë aftësi menaxheriale.

I pyetur nga një gazetar, Haradinaj tha se nuk është biseduar që ai ta marrë postin e presidentit pas kryerjes së mandatit nga Hashim Thaçi.

“Jo, jo. Askush nuk ka biseduar, as nuk është negociuar emri im për çfarëdo posti. E kam deklaruar herët që nuk marr post ekzekutiv, qëllimin e kam t’i kthehem AAK. Zgjedhja e presidenti është bukur e vështire. Zgjidhja me e mirë do të ishte qe presidenti të zgjidhej nga populli”, tha Haradinaj.

Të ngjashme