Haradinaj: Nuk jam pishman për koalicionin me PDK-në, jemi afër me NISMA-n dhe AKR-në

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 11:35 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, pas shpërndarjes së Kuvendit, ka thënë se sot është nje ditë e veçantë pasi që u tregua një pjekuri politike dhe një demokraci e mirëfilltë, raporton EkonomiaOnline.

Ai tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha partitë, por tha se janë të hapur për Nisma-n dhe AKR-në.

“Me shpërndarjen e Kuvendit është dëshmi pjekurisë politike e demokracisë sonë, dhe kështu besoj se tani me qytetarët e vendit me ketë pjekuri do ta shfrytëzoj të drejtën e vet se si do ecë tani Kosova”.

“Forcat politike tani kanë mundësi jo vetëm me bashkëpunua, por me ia dhënë vendit një imazh zhvillimor, gjatë kohës së qeverisjes kemi qëndrua besnik, kemi të hapur me NISMA-n e AKR-në. Dita e sotme jemi fitues si Kosovë sepse kemi dërgua sinjal të pjekurisë me vendimin e sotëm”.

Ai tha se nuk është pishman që ka bërë koalicion me PDK-në, pasi që konsideron se janë kryer tema të mëdha që nuk janë kryer për 20 vjet.

“Nuk jemi pishman për koalicionin me PDK, në këtë kohë ka shumë vendime, janë kryer punë që për 20 vite ëndërr i kanë parë politikanët e Kosovës”, tha ai.

Haradinaj bëri të ditur se në shtator në Kosovë do të vije një delegacion gjerman për të biseduar për dialogun dhe vizat.

“Për dialogun do të bisedojmë pas zgjedhjeve, një delegacion gjerman do të vije ne shtator për të diskutuar çështjen e vizave”, tha ai.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/587871948411110
Lexo më shumë:

Të ngjashme