Haradinaj për rrugën Deçan-Plavë: Projekti do të përfundojë, mos të bëhet temë politike e artificiale

Deçan | 20 Gus 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se rruga që lidh Deçanin dhe Plavën e që kalon nga Manastiri në këtë pjesë do të ndërtohet, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, për shkak të ndërrimit të shpeshtë të qeverive dhe buxhetit kjo rrugë ka mbetur e papërfunduar, por që shprehet optimistë se ajo do të jetë shumë shpjet e lirë për qarkullim.

Ish-kreu i Qeverisë shtoi se qëllimi i rrugës është që të lidhen njerëzit, por edhe kultura e feja.

Ai madje ka kërkuar që kjo çështje mos të bëhet temë politike dhe artificiale.

“Ajo do të ishte e kryer, por për fat të keq u ndërpre buxheti, edhe me këto ndryshimet e qeverive është vonuar dinamika e punimeve”.

“Tani jemi para një takimi të rëndësishëm edhe është tepër mirë me sqaruar që edhe qëllimi i kryetarit edhe i gjithë neve është me u përafruar njerëzit e Kosovës dhe të Malit të Zi, por edhe kultura, besimi, feja”.

“Pra rruga veç të mira ka me sjellë edhe për kishën edhe për xhaminë, edhe për teqen. Unë besoj që ka me u kryer ajo rrugë”.

“Nuk e shoh të nevojshme me krijuar një temë politike prej kësaj rrugë edhe artificiale”.

Këto komente ai i bëri kur morri pjesë në faljen e gjakut nga familja e heroit Ismet Ukaj për familjen Zenelaj, si dhe zbulimin e shtatores së heroit.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme