Haradinaj udhëton për në Shqipëri, viziton zonat e prekura nga tërmeti

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme, me bashkëpunëtorë udhëton për në Shqipëri për të vizituar zonat e prekura nga termeti.

Zyrtarisht deri tash raportohen 49 të vdekur, e shumë të tjerë nën rrënoja.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë bëri bilancin fillestar nga dëmet në Shqipëri.

Sipas tij, në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar, nga të cilët deri tani janë 625 në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave. Të tjerët janë në çadra apo tek të afërmit. Në Thumanë janë rreth 500 persona të akomoduar në çadra.

Në Qarkun e Tiranës 3480 persona janë pa strehë, ndërsa në Berat 250 persona.

Në Durrës janë evidentuar 701 banesa të dëmtuara, 12 te shkatërruara, 176 pallate të dëmtuara.

Në Tiranë banesa 15 të shkatërruara, 239 të dëmtuara, 8 pallate janë jashtë përdorimit.

Rama gjithashtu tha se nga të dhënat e para që kanë siguruar del të jetë një ndihmë prej 5 milionë eurosh dhe 1.5 milion dollarësh.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme