Haxhiu: Rruga ishte e gjatë deri në finalizimin e Vettingut

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 12:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur takim me anëtarët e Grupit Punues për Vetting. Para të pranishmëve, Haxhiu ka thënë se ka qenë rrugë e vështirë deri në finalizimin e Vettingut, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka ndjerë keqardhje që në këtë diskutim nuk kanë qenë pjesëmarrës përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria.

“Prej që kemi nis punën në këtë proces kemi pasur debate të shumta dhe secila prej tyre i ka ndihmuar reformës në drejtësi. Është një proces i ndjeshëm dhe jemi konsultuar me komisionin e Venecias. Në këtë drejtim tani pas pranimit të opinionit të komisionit të Venecias jemi në rrugën ëpr ta përmbyllur reformën në drejtësi. Të gjithë ne nuk do të mund t’i arrinim rezultate pa një bashkëpunim të mirë. Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë dhe më vjen keq që nuk janë të pranishëm nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria”, tha ajo.

Të ngjashme