Hoti: Qeveria PAN ka dëmtuar buxhetin me 200 milionë euro

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 10:53 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare. Në rend dite është edhe shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës, raporton Ekonomia Online.

Deputeti nga PDK, Memli Krasniqi, ka prezantuar mocionin për shpërndarjen e Kuvendit ku i propozoi deputetët të votojnë pro kësaj shpërndarje.

Deputeti, Avdullah Hoti, ka përmendur skandalet e qeverisë PAN e cila sipas tij ka qenë në dëm të vendit.

“Seanca e sotme mbyll punimet e kësaj legjislature, shumicën e kohës jeni marr me parandalimin e koalicionit PAN, me ndërhyrje në pune në drejtësi, shkelje ligjore, me presidentin që nuk përmbush obligimet e tij, kjo legjislaturën ka pas opozitën që ka ruajtur Kosovën”, tha Hoti.

“Legjislatura po përmbyllet me shumë pika të mbetura, qeveria e PAN do mbetet si qeveria me persona me aktakuzë, numër të madh të ministrive”, tha ai.

“Qeveria PAN ka dëmtuar buxhetin me 200 milionë euro, shpenzime të paligjshme të shpenzimeve rezerve, dialogu ka mbetur ne gjysmë”, shtoi Hoti.

Hoti shtoi se Qeveria ka injoruar vazhdimisht Kuvendin, ministrat kanë refuzuar të vijnë në Kuvend.

Lexo më shumë:

Të ngjashme