Ish-ambasadori: Hapja e Ambasadës në Jerusalem akt politik, të bisedohet me shtetet mike që janë kundër

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 08:49 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ka konotacione jo të lehta për statusin e Kosovës më vendet e tjera, ka vlerësuar ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai thotë se hapja e kësaj ambasade atje është akt politik dhe tashmë i premtuar nga kryeministri në detyrë.

“Tani hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është akt politik i premtuar nga kryeministri në detyrë z.Hoti ai ka folur në emër të Republikës dhe ajo duhet ta regjistrojë këtë fakt si të tillë. Meqë jemi një prej vendeve të para që kemi hapur ambasadën në Jerusalem, natyrisht ka dhe konotacione jo të lehta për statusin e Kosovës në mardhëniet me vendet e tjera, por pikëpamja ime është që do të menaxhohet si situatë”, ka thënë ai.

Ish- ambasadori thotë se qeveria e ardhshme do duhet të zhvillojë biseda me miqtë tjerë të Kosovës si Turqia dhe disa vende arabe që janë kundër hapjes së ambasadës në Jerusalem, siç thotë ai për t’i shpjeguar argumentet dhe elementet që kanë quar në vendosjen e ambasadës në kryeqytetin e Izraelit.

“Miqtë tanë, ShBA-të e kanë poashtu ambasadën në Jerusalem dhe kjo e lehtëson këtë pozicionim të Republikës së Kosovës, ndërsa me miqtë tjerë pra me Turqinë dhe vendet arabe kërkohet nga ministri ose ministra e ardhshme që do ta marrë mandatin, që të komunikojnë me diplomacinë turke dhe arabe për të shpjeguar elementet dhe argumentet që kanë ndikuar që Republika e Kosovës ta hap ambasadën në Jerusalem, dhe jam shumë i bindur që arguementet tona qëndrojnë dhe miqtë tanë do t’i kuptojnë ato”, theksoi ai.

Tutje ish-Ambasadori tha që krejt debati për hapjen e ambasadës atje ishte e natyrshme, dhe reagimet janë mëse normale, dhe çështja është e përfunduar ambasada tashmë ka filluar punën.

“Po tani debati ishte i natyrshëm meqë reagimet ishin të ndryshme si brenda vendit ashtu edhe jashta saj, pra patëm deklarime publike të Presidentit të Turqisë ka patur dhe reagime nga disa vende arabe dhe në një kontekst të tillë është e natyrshme që të ketë debate në lidhje me një vendim i cili natyrisht nuk është i lehtë dhe bën pjesë në mesin e vendeve të para që kanë vendosur të hapin ambasadën e tyre në Jerusalem. Por mendoj që debati shkoj në kuadrin e një analize lidhur me pasojat dhe përparësitë që ka akti i vendosjes mardhënieve diplomatike me Izraelin dhe pastaj dhe hapjes së ambasadës në Jerusalem. Mendoj që këto ditët e fundit situata tashmë është qetësuar. E ngarkuara e Kosovës është në Jerusalem i ka zhvilluar takimet e para, pra çështja është e përfunduar në kontekst të mardhënieve ndërshtetërore dhe në kontekst të asaj se a duhet hapur ambasada në Jerusalem apo jo, tash ambasada është hap atje dhe ka fillu punën”, tha tutje Kiçmari.

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Ëashington ku Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës. Edhe Bashkimi Evropian ka dalë kundër që Kosova të hap ambasadën në Jerusalem.

Të ngjashme