Konjufca – opozitës: Mos u shtyni kush e don NATO-n e Amerikën më shumë, krejt si njëjtë e dojmë

Prishtinë | 24 Tet 2022 | 11:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka porositur deputetët që të mos shtyhen se kush i don ma shumë NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse “të gjithë i duam si njëjtë”.

Opozita e ka kritikuar Qeverinë që në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë 2022-2027 nuk tregohet shumë për strategjinë e integrimit të FSK-së në NATO.

“Nuk po besoj që duhet me u shty kush e don më shumë NATO-n dhe SHBA-në. Krejt grupet si njëjtë i dojmë”, ka thënë Glauku.

“Grupi Parlamentar që nuk e don SHBA-n dhe NATO-n nuk është në këtë Kuvend”, ka thënë Konjufca, duke iu referuar Listës Serbe, e cila mungonte.

Të ngjashme