Krasniqi-Haxhiut: Jemi pro nëse keni plan me ndalë Thaçin

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 20:14 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Parisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ia ka reaguar deputetës së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në seancën ku po diskutohet projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ai ftoi Vetëvendosjen që nëse kanë ndonjë plan për ndaljen e presidentit Hashim Thaçi, atëherë do të bashkohen.

Ai përsëriti se proceset që ka arritur PSD-ja në gjashtë muaj janë shumë më shumë se ato që ka bërë vv në gjashtë vjet.

“Nëse sot e keni një plan qysh me ndalë Thacin ne jemi pro. Për PSD është e rëndësishme procesi me dalë i mirë. Ghashtë muaj opozitë psd kemi prodhu procese pozitive që VV nuk ka mund ti bëjë për gjashtë vjet, ndoshta më shumë. Nëse kjo po iu pengon se rezultatet kanë me qenë pozitive, atëherë ne skeni cka me bë”, tha Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme