Kryeministri Haradinaj priti presidentin e NDI-së, Kenneth Wollack

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 14:36 | Nga

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, priti sot në takim presidentin e NDI-së, Kenneth Wollack, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë.

Haradinaj e informoi presidentin e NDI-së, Wollack për situatën aktuale në Kosovë si dhe për hapat e mëtejmë që është duke ndërmarrë Qeveria për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit, përcjell EkonomiaOnline.

Nga ana e tij, presidenti i NDI, Kenneth Wollack, e siguroi kryeministrin Haradinaj se NDI do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, duke i përcjellë në veçanti përshëndetjet e ish-Sekretares së SHBA-ve, Madeleine Albright.

Kryeministri Haradinaj dhe presidenti Wollack, e mirëpritën idenë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe NDI, edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme