Kurteshi: Nuk po respektohen ligjet për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 12:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi gjatë diskutimit në Kuvend të raportit për mjedisin, i miratuar në komisionin për bujqësi tha se ligjet për mbrojtjen e mjedisit duhet të zbatohen dhe Kuvendi duhet të merr masa për zbatimin e tyre.

“Nëse ky Kuvend nuk ndërmerr asnjë hap për impelmentimin e këtyre ligjeve dhe për kontrollin e institucioneve përgjegjëse në këto ligje kemi disa masa të rëndësishme atëherë do të votojmë vetëm për raport por unë friksohem se vitin e ardhshëm do të diskutojmë prapë për këtë gjendje”, tha Kurteshi.

“…ne kemi një degradim të vazhdueshëm në mënyrë lineare sot nuk ka asnjë lum të madh në Republikën e Kosovë, shtrati i së cilit nuk shkatrrohet me gjithë ekzistimin e institucioneve dhe inspeksioneve për mbrojtjen e ambientit”.

Sipas tij nëse nuk ndërmirren masa për zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e ambientit, dëshmohet se ata janë një gjeneratë e papërgjegjshme dhe jo solidare me gjeneratat e ardhshme.

Ndërsa deputeti nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti tha se kjo gjendje e mjedisit në Kosovë nuk është e mirë mirëpo duhet që të miratohet një raport që është dashur të kryhet para dy viteve në vend se të diskutohet për një raport për gjashtë muajt e fundit.

Të ngjashme