Kurti pas takimit me ministrin grek: Marrëdhëniet Kosovë-Greqi po afrohen çdo ditë e më shumë

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar pas takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, se marrëdhëniet Kosovë-Greqi po bëhen më të ngushta.

Ai këtë e shkroi duke folur për darkën që ka shtruar për ministrin Dendias, i cili dje ka mbërritur për një vizitë zyrtare dhe ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, shkroi Kurti.

Të ngjashme