LDK-ja ndryshon agjendën, Kica-Xhelili prezantohet nesër

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Doarsa Kica-Xhelili do të prezantohet nesër në LDK nga Lumir Abdixhiku.

Doarsa Kica-Xhelili do ta zyrtarizojë nesër kalimin e saj në LDK nga Lista Guxo që është pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Klan Kosova mëson se LDK-ja e ka ndryshuar agjendën dhe nesër do të prezantojë aderimin e Kica-Xhelilit. Ajo do të prezantohet nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

LDK kishte planifikuar që prezantimin e anëtares më të re ta bëjnë të mërkurën e ardhshme në Këshillin e Forumit të Gruas në LDK.

Të ngjashme