Liderët e Luginës kërkojnë bashkim me Kosovën

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 14:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, liderët shqiptarë, Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi dhe Shqiprim Arifi, përsëritën kërkesën që Presheva, Bujanoci e Medvegja të jenë pjesë e Kosovës.

Kryetar i Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se pa përfshirjen e komunave shqiptare në Serbi nuk mund të arrihet zgjidhja e cila po synohet në fazën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

“Duke qenë këto tre komuna me shumicë shqiptarësh, pa dyshim që në këtë relacion duan të konfirmojmë akoma më shumë se qytetarët e Luginës. Pse të mos zgjidhet dhe problemi i njohur i Luginës së Preshevës dhe në këtë fushë pa dyshim që ne jemi të votuar që të respektojmë vullnetin politik të Luginës së Preshevës”.

Mustafa tha se Presheva, Bujanoci e Medvegja kërkojnë që të jetësohet referendumi i vitit 1992.

“Do të njihet Pavarësia e Republikës së Kosovës, por në këtë kompleks pa dyshim që të jetë Presheva Bujanovci, Medvegja. Kërkojmë që të jetësohet referendumi i 1992 ku shqiptarët do të jenë pjesë e Republikës së Kosovës”.

“Kërkojmë përfundimisht që të jemi pjesë integrale e Republikës së Kosovës në këtë fazë të përmbylljes së dialogut”.

“Duke qenë ne shumicë shqiptare, atje na takon që përfundimisht të kthehen kufijtë e së kaluarës e meritokracisë, mbi bazat që Presheva, Bujanoci, Medvegja me qenë në kuadër të Republikës së Kosovës”.

Kryetar i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, tha se Lugina nuk mund të mbetet anash, duhet të gjendet një zgjidhje për Ballkanin, raporton EO.

“Ne kemi kërkuar edhe sot nga presidenti që të marrë rolin e përkujdesjes më të madhe. Në këtë fazë kur tentohet të përmbyllet dialogu me Serbinë, por edhe të gjendet një zgjidhje për Ballkanin. Lugina nuk mund të mbetet anash”.

Shqiprim Arifi gjithashtu deklaroi se liderët shqiptarë po kërkojnë një zgjidhje afatgjate.

“Nuk po flasim për pazare për shkëmbim territoresh, por po flasim për qëndrimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne duam një zgjidhje që për neve është afatgjatë”.

Të ngjashme