Meta takon Mustafën: Shqipëria dhe Kosova çdo herë në krah të njëra-tjetrës

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në takim ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Ekrem Mustafa.

Lajmin për këtë takim kreu i shtetit shqiptar e ka bërë publik në llogarinë e tij në Facebook.

“I lumtur t’i shprehja sot ministrit të Brendshëm të Kosovës, Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit.
Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme