Ministrja Haradinaj – Stublla uron popullin e Afganistanit për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës Islamike të Afganistanit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 101 vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën Islamike të Afganistanit.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Islamike e Afganistanit më 18 shkurt të vitit 2008.

Të ngjashme