Miratohet rishikimi i Buxhetit të Kosovës për vitin 2021

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 13:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

“Kuvendi e miratoi ligjin nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.  Me këtë rast i mbylli punimet e kësaj seance plenare”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Vetëm një amandament i opozitës ka kaluar nga 35 sa ishin gjithsej. Amandamenti i opozites u bë nga deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra për ndërtimin e një kopshti femijësh në Skenderaj.

Në hyrje të diskutimit, kryetari i Komisionit për Punë, Buxhet dhe Transfere, Armend Muja ka thënë se, disa nga kontratat që kanë qenë për efektet paraelektoral janë anuluar.

Tutje, Muja se buxheti për vitin 2021 është parashikuar të jetë 2.4 miliardë euro.

Të ngjashme