Mungojnë deputetët – Shtyhet për nesër Komisioni për Integrim Evropian

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 11:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Integrim Evropian, në mungesë të kuorumit, e ka shtyrë për nesër takimin ku do të shqyrtohet Projekt-Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton EO.

Deputetja e VV-së, Arbëresha Hyseni-Kryeziu, tha se në mungesë të deputetëve e kanë të pamundur të vazhdojnë me punimet e takimit duke e quajtur opozitën “konstruktive”.

“Ishin edhe dy deputetë të opozitës që lëshuan sallën duke u quajtur opozitë konstruktive. Prandaj në mungesë të deputetëve e kemi të pamundur të vazhdojmë me punimet e këtij takimi. Ata pengojnë shtyrjen përpara të proceseve që ndërlidhen me punën tonë si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe si deputetë anëtarë të Komisioneve përkatëse”.

“Prandaj në mungesë të deputetëve sot, ne e kemi të pamundur të vazhdojmë me punimet e këtij takimi, megjithatë meqenëse në kuadër të rendit të ditës sot kemi çështje shumë të rëndësishme për t’i votuar, njëjte siç është edhe projekt rregullorja e punës së Kuvendit që është shumë e rëndësishme të kalojë sa më parë në Kuvend sepse ky proces ndërlidhet edhe me raportimin në raportin për vendin dhe me plot çështje tjera që lidhen me procesin e integrimit”, tha ajo.

Komisioni për integrime do të mblidhet nesër në ora 9:30.

Të ngjashme