Nuk do të ketë sot takim Kurti-Escobar

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë sot në Kosovë.

Ai sot nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Nuk ka takim të paraparë për sot”, është shprehur Kryeziu, njofton Klankosova.tv.

Me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të takohen kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqin.

Të ngjashme