“Nuk është fundi i botës”, Kurti flet për mosftesën në Samitin e Demokracisë në SHBA

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti duke folur për mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA ka thënë se partneriteti i Kosovës me ta është shumë i fuqishëm.

Sipas tij mosftesa në një konferencë nuk është fundi i botës dhe se alaenca me SHBA num mbahet në fije të perit.

“Sigurisht që jo aty ku nuk më keni parë ende do të më shihni. Ka kohë të mjaftueshme për të parë cka nuk keni parë. Janë disa gjëra që për bindjen time janë të palëkundshme sic është alenaca e Kosovës me SHBA-në. Ajo nuk është një aleancë ose partneritet që bahet për fije të perit por është dicka që është përtehj brezit tonë ka nis shumë më heret edhe do të vazhdojë. Edhe kur nuk na ftojnë në ndonjë konfenrncë dhe besoj që nuk është ndonjë proble”, tha ai në ATV.

Ai shtoi se ky nuk është as qëndrim specifik për Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Nuk e di por nëse na ftojnë në konfenrcë nëse mund të korrigjohet ajo do të marrim pjesë por nuk është fundi I botës sepse lidhja jonë është shumë e fuqishme.”, shtoi ai.

Të ngjashme