Opozita e kritikon BE-në për vizat: Mos të vazhdojë diskriminimi, janë përmbushur obligimet

Prishtinë | 02 Kor 2022 | 08:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institucionet e Bashkimit Evropian (BE) janë treguat të padrejta sa i përket liberalizim të vizave, sepse Kosova qysh moti i ka plotësuar të gjitha kushtet, vlerësojnë deputetët e opozitës, raporton Ekonomia Online.

Madje ata thonë se çdo udhërrëfyes i paralajmëruar me kritere shtesë është diskriminues, ngase po dëshmohet se ekzistojnë standarde të dyfishta për Kosovën.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se mos heqja e vizave është për keqardhje sepse Kosova është Evropë dhe synimi i saj është anëtarësimi në BE.

Lushtaku tha se nuk kanë më përgjegjësi sa i përket liberalizimit të vizave sepse e kanë përfunduar këtë obligim në vitin 2015.

“Sigurisht BE-ja ka treguar një hipokrizi në këtë drejtim sepse kushtet për liberalizim të vizave i kemi plotësuar qysh moti dhe në këtë drejtim Evropa apo shtet anëtarë që janë përcaktuese në pjesën e liberalizimit të vizave në një anë na tregojnë diçka tjetër në tavolinë në anën tjetër në vendimmarrje po tregojnë diçka tjetër. Dhe kjo është për keqardhje sepse Kosova është Evropë dhe Kosova e do BE dhe synimi i saj ka qenë në anëtarësim të BE”.

“Asnjë udhërrëfyes tjetër nuk është në favorin tonë dhe është diskriminues për neve si Kosovë sepse po tregon që ka standard të dyfishtë për të bëre liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo nuk na takon neve si politikë sepse po të kishte qenë përgjegjësia jonë ne kemi përfunduar në vitin 2014-2015 këtë obligim dhe ish dashur të marrim liberalizimin e vizave, por fatkeqësisht në këtë aspekt nuk kemi mundësi të bëjmë më shumë sepse është në dorën e BE dhe shteteve anëtare të BE-së”, tha Lushtaku.

E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se institucionet duhet të kundërshtojnë një udhërrëfyes të tillë i cili është i padrejtë ndaj qytetarëve.

Zemaj shtoi se duhet punë e përkushtim i Qeverisë në mënyrë që të përshpejtohet ky proces.

 “Kosova, diplomaci, por edhe të gjitha institucionet duhet të kundërshtojnë një udhërrëfyes të tillë, i cili është i padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës. 95 kritere të vendosura janë të deklaruara nga bashkësi evropiane që janë të plotësuara nga Kosova edhe pse me vonesë që lidhet me demarkacionin”.

“Duhet një aktivizim një punë një përkushtim i institucioneve i Qeverisë sidomos me vendet skeptike dhe ta luftojmë këtë padrejtësi që qytetarët të jenë të barabartë në lëvizje si gjithë qytetarët e rajonit. Mbetemi që të punojmë, por nuk mund te japë ndonjë përgjigje hipotetike sepse nuk varet gjithçka nga fjalët tona, por duhet punë përkushtim dhe i takon Qeverisë dhe diplomacisë të jetë sa më aktive dhe mbështetjen tonë e ka në këtë drejtim”, tha Zemaj.

Ndërsa, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal lekaj theksoi se BE-ja duhet të mendoj më seriozisht për qytetarët, në mënyrë mos të vazhdojë edhe më tutje diskriminimi.

Ai ka sqaruar se për këtë temë edhe kanë kërkuar debat parlamentar, duke bërë thirrje që mos të getizohen kosovarët, raporton EO.

“Qe sa vjet na është thënë se janë përmbushur të gjitha kriteret që janë kërkuar nga BE për liberalizimin e vizave dhe tani është non-sens që të kërkohet një udhërrëfyes tjetër për të përmbushur kushte tjera. Kjo absurditet në veti dhe kjo i atakon qytetaret dhe izolon Kosovën si shtetin e vetëm në rajon që të mos ketë lëvizje të lirë. Mendoj që BE-ja duhet të mendoj më seriozisht dhe të mendojë për qytetarët që mos t’i izolojë dhe mos ti diskriminojë”.

“Dhe në këtë drejtim ne si Aleancë kemi kërkuar debat parlamentar që nga ai debat të nxjerrim një rezolutë që i drejtohet BE-së në mënyrë që sa më parë të merret vendimi për liberalizimin e vizave. Jo që po tregohet e padrejtë, por po tregohet diskriminues ndaj qytetarëve të Kosovë dhe ndaj një shteti që ka dhënë gjithçka dhe nëse krahasojmë me shtetet tjera nuk ka koment. Mendoj që BE-ja duhet ta dijë që qytetarët e Kosovës janë pjesë e BE dhe nuk mendojnë ndryshe dhe të ndodh kjo është e padrejtë. BE-ja duhet ta thotë qartë o donë të bëjë liberalizimin e vizave dhe t’i lejojë qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm o të thotë që ne po i geotizojmë qytetarët e Kosovës”, tha Lekaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme