Osmani: Jemi në fazën finale të përpjekjeve për marrëveshje, shpresoj të përmbyllet sot

Prishtinë | 01 Shk 2020 | 12:51 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se janë në fazën finale të përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes me VV-në, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa nuk tregoi në sa ora mund të ketë takim ndërmjet kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe VV-së, Albin Kurti.

Në oborrin e selisë së partisë, Osmani u tha gazetarëve se janë duke vazhduar konsultimet për  marrëveshjen dhe përgatitjet për seancën e së hënës.

Nënkryetarja e LDK-së shpreson që gjatë së shtunës të përmbyllet marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive.

“Kemi takim konsultativ pikërisht për seancën e së hënës dhe për marrëveshjen me Vetëvendosjen”.

“E tëra çfarë mund të them është se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë”.

Përderisa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka mbledhur anëtarë të partisë në selinë qendrore.

Kjo mbledhje vjen dy ditë para mbajtjes së seancës për votimin e kabinetit qeveritar nga i mandatari për kryeministër, kreu i VV-së, Albin Kurti.

Një ditë më parë në medie u raportuar se gjatë vikendit do të ketë marrëveshje nga këto dy parti politike.

Të ngjashme