Pal Lekaj: Rritja enorme e çmimeve po rrezikon mirëqenien e qytetarëve

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 13:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, në seancën e sotme ku po diskutohet lidhur me rritjen enorme të çmimeve ka thënë se Kosova ka normën më të lartë të rritjes së çmimeve në rajon, raporton Ekonomia Online.

Lekaj u shpreh se kjo rritje enorme e ka bërë të paarritshme shportën familjare për shumë familje, sidomos për kategoritë e shoqërisë që janë pjesë e skemave sociale dhe atyre me të hyra minimale, e njëkohësisht ka rënduar operimin e bizneseve, të cilat qdo ditë e më shumë po ulin numrin e punëtorëve, qarkullimin, fitimin e madje shumë prej tyre po rrezikojnë të mbyllen.

“Qytetarët e Kosovës nuk munden t’i përballojnë këto çmime dhe nuk e meritojnë që mirëqenia e tyre të jetë peng i ngritjes enorme të çmimeve’, u shpreh ai.

Tutje, Lekaj kërkoi nga Qeveria që të ndërhyjë për ta normalizuar gjendjen.

“Megjithëse ekonomia e Kosovës është e bazuar në ekonomi të tregut të lirë, ne si grup parlamentar mendojmë se duhet të ketë ndërhyrje të menjëhershme të shtetit, qoftë me përcaktimin e çmimeve për produktet themelore ushqimore, qoftë me inspektim apo edhe me rezerva shtetërore”, u shpreh ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme