Presidenti Thaçi takohet me ish-presidentin austriak, Heinz Fischer

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 17:09 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Austri, takoi ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.

Këtë, e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në Facebook:

“Një takim të përzemërt e patëm edhe me ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, i cili që nga viti 2004 ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Ish-presidentin Fischer e falënderova për kontributin që ka dhënë për Kosovën, rajonin dhe tërë Evropën.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme