Presidentja Osmani optimiste se Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Europës

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 17:13 | Nga Ekonomia Online


Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është mishërim i demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, vlera këto mbi të cilit tha se bazohet Këshilli i Europës.

Osmani përmes Facebook-ut u shpreh optimiste për pranimin e Kosovës në KE, raporton Gazeta Express.

“DEMOKRACI, TË DREJTA TË NJERIUT, SUNDIM I LIGJIT. Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës. Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, shkroi Osmani.

Të ngjashme