Qindra qytetarë e presin Thaçin me thirrjet UÇK-UÇK

Morinë | 17 Kor 2020 | 20:30 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga qindra qytetarë në pikën kufitare në Morinë, pas kthimit nga Haga.

Ai është pritur me thirrjet “UÇK, UÇK” dhe “Thaçi, Thaçi”.

Presidenti Thaçi ka dalë për pak momente nga vetura dhe ka përshëndetur turmën e madhe të njerëzve.

Për ta pritur kishin dalë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të cilët i kanë dhuruar një flamur kombëtar.

Thaçi u kthye nga Haga ku u intervistua nga Dhomat Speciale.

Thaçi ka aterruar në aeroportin “Nëna Tereza” në Tiranë nga Haga e Holandës dhe më pas ka hyrë në Kosovë nga pika e Morinës.

Presidenti dhe ish-drejtori politik i UÇK-së ka qëndruar për katër ditë atje, pasi është intervistuar nga Dhomat e Specializuara.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Thaçi ka paralajmëruar se do të flasë për pyetjet në Hagë mbrëmjen e së shtunës duke theksuar se “askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës”.

Të ngjashme