Sveçla e prezanton Projektligjin për Zyrtarët Publik, Kusari-Lila thotë se po depolitizohet administrata

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 14:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, tha se Projektligji i ri për Zyrtarët publik e mundëson reformimin dhe krijon mundësi për gjithpërfshirje.

“Ky projektligj është rezultat i kërkesave të kohës, po bëhet për të adresuar nevojat e administratës, është kompletuar bashkë me palët e interesit por gjatë të të gjitha fazave dhe është sjell këtu në kuvend si produkt i përbashkët institucional që krijon zgjidhje për stagnimin që e ka sjell administrata ndër vite”.

“Është me rëndësi që secili prej nesh përgjatë trajtimit të këtij projektligji të kemi në mendje që një gjë, rekrutimet e mbyllura dhe lëvizja paralele peng i së cilës ka qenë administrata deri tani nuk kanë lejuar që zyrtarët realisht të kenë mundësi të avancohen në karrierën e tyre profesionale dhe të synojnë pozita menaxheriale”.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila tha se përmes këtij projektligji do të bëhet depolitizimi i administratës shtetërore.

“Sektori publik është punëdhënësi kryesor në Kosovë dhe rregullimi marrëdhënies së punës së zyrtarit publik është i domosdoshëm. Qëllimi kryesor i këtij projektligji ka për qëllim rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarit publik”.

Të ngjashme