Veseli fton bizneset italiane të investojnë në Kosovë

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 14:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I ftuar nga diplomatët e njohur italianë, Franco Fratini dhe Ricardo Sesa, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një ligjëratë para diplomatëve të rinj të akredituar në Romë.

Gjatë ligjëratës, Veseli tha se krijimi i shtetit të Kosovës ka sjell stabilitet në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

“Kosova vazhdon të mbetet ndër faktorët kryesorë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit. Republika e Kosovës po vazhdon rrugën e saj drejt fuqizimit të shtetësisë dhe zhvillimit ekonomik, ndërsa në këtë aspekt ne ftojmë bizneset italiane që të jenë më shumë prezentë në ekonominë kosovare, e cila ka stabilitet dhe në vazhdimësi po shënon rritje”, tha Veseli.

Pas ligjëratës, kryeparlamentari Veseli ka bashkëbiseduar me diplomatët italianë, të cilët dhanë mbështetje për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe në fuqizimin e diplomacisë kosovare.

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, kryetari Veseli është pritur në një takim të veçantë edhe nga arbëreshët e Italisë.

Gjatë kësaj pritjeje, Veseli tha se arbëreshët janë panteon i kulturës, traditës dhe mbijetesës shqiptare në Itali.

Arbëreshët performuan disa këngë të tyre tradicionale për nder të takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Me qëllim të ruajtjes së kulturës dhe fuqizimit të raporteve mes Kosovës dhe arbëreshëve në Itali, kryeparlamentari Veseli i ftoi një grup përfaqësues të organizatave kulturore arbëreshe për vizitë në Kosovë. Kryetari Veseli tha se Kuvendi i Kosovës do të investojë që ta ketë një kënd të Kosovës në institucionet kulturore arbëreshe në Romë.

Të ngjashme