Veseli: Nuk i fituam zgjedhjet, kalojmë në opozitë

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 22:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe aktivistët e PDK-së për punën dhe mbështetjen në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kreu i PDK-së tha se partia që ai drejton e pranon verdiktin e tyre dhe do të qëndroj në opozitë, ndërsa do të vazhdojë tu shërbejë qytetarëve.

Fjalimi i Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli:

Së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës, kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje. Por, nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë në opozitë. Por, ne do të vazhdojmë të shërbejmë qytetarët dhe vendin tonë. Kjo fushatë për mua ka qenë shumë e veçantë. U jam shumë falënderues dhe përjetë mirënjohës mijëra njerëzve që kam takuar tërë këto javë. Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë. Anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së, ju them: ndjehuni krenarë me punën tuaj. Sepse, edhe une ndjehem krenar me ju! Keni bërë një punë të madhe dhe besimi im te ju është i palëkundur. Ju duhet të besoni dhe të punoni çdo ditë për një Kosovë më të mirë. Që nesër, ne do të vazhdojmë punën. Kemi nisur një rrugëtim dhe nuk do të ndalemi deri sa të arrijmë në cakun tonë. Ju falenderoj nga zemra.

Të ngjashme